
Avionët privatë në pronësi të një oligarku rus të sanksionuar janë ndaluar për një kohë të pacaktuar nga qeveria britanike. Dy avionët që i përkisnin miliarderit të naftës, Eugene Shvidler, ishin nën hetim në aeroportet Farnborough dhe Biggin Hill për tre javë.
Sekretari i Transportit Grant Shapps tha se "Miqtë e Putinit" nuk duhet "të shijojnë luksin", ndërsa njerëz të pafajshëm vdesin në Ukrainë.
Shvidler u sanksionua për lidhjet me pronarin e Chelsea, Roman Abramovich.
Qeveria tha se Shvidler, një ish-bos dhe aksioner në gjigantin e çelikut të Abramovich, Evraz PLC, ishte i lidhur me një person që përfitonte, ose mbështeste qeverinë ruse.
Pasuria e tij neto është vlerësuar në 1.7 miliardë euro, thotë qeveria britanike, ndërsa avionët e sekuestruar besohet të kenë vlerë deri në 70 mln euro.
Një helikopter privat i firmës ruse HeliCo Group LLC është ndaluar gjithashtu.
Vendet perëndimore që kundërshtojnë pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus kanë vendosur një sërë sanksionesh të dizajnuara për të gjymtuar ekonominë e Rusisë dhe për të dëmtuar qytetarët e saj më të pasur.
Britania e Madhe e ka bërë vepër penale për avionët në pronësi, operim ose qira të rusëve – duke përfshirë avionët privatë – që fluturojnë ose të zbarkojnë në territorin e saj.