Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka aprovuar formalisht një ligj që lejon njerëzit që shpallen fajtorë për përhapjen e lajmeve të rreme rreth punonjësve që punojnë jashtë shtetit që të dënohen deri në 15 vjet burg. Kështu raporton agjencia e lajmeve Interfax sipas Sky News.
Këto ndëshkime janë të njëjtat me ato që u miratuan një muaj më parë për të gjithë ata persona që përhapin lajme të rreme për forcat e armatosura.
Ligji u miratua pas pushtimit të Ukrainës. Interfax citoi një ligjvënës të lartë të thoshte se ligji i ri ishte i nevojshëm sepse njerëzit po përhapnin lajme të rreme për ambasadat e Rusisë dhe organizatat e tjera.