Kokainë, euro dhe armë në banesë, arrestohet shqiptari në Selanik

3 March 2023, 23:53Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kokainë, euro dhe armë në banesë, arrestohet shqiptari
Ilustrim

Një 41 vjeçar është arrestuar nga Policia greke, pasi akuzohet për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje. Shtetasi shqiptar u prangos në Selanik në një  zonë të Selanikut.

Gjatë kontrollit të Policisë shqiptarit iu sekuestruan në banesë 663.7 gram kokainë, 1 pistoletë, 3 karikatorë dhe 64 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 peshore elektronike precize, 3 celularë dhe shuma prej 16.249.5 euro. Po ashtu iu sekuestrua edhe automjeti që ai përdorte.


Video