Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një shpërthim i madh në një depo karburanti në Xhakartën Veriore, Indonezi, raportohet se ka ndodhur sot, duke shkaktuar të paktën 17 viktima, mes tyre dy fëmijë.
Shkaku i shpërthimit dyshohet se është shkaktuar nga një tubacion gazi i çarë. Rreth 42 persona u shtruan në spital, pasi morën plagë të rënda. Të evakuuarit u vendosën në ndërtesat e pushtetit lokal dhe në xhami.
Depoja e karburantit të Pertamina ndodhet në lagjen me popullsi të dendur Tanah Merah në veri të Xhakartës. Kompania përbën 25% të nevojave të Indonezisë për karburant. Shefi i Shtabit të Ushtrisë Dudung Abdurachman raportoi se zjarri është shuar. Në aksion morën pjesë rreth 260 zjarrfikës dhe 52 makina zjarrfikëse.