Ndihmoi në krijimin e vaksinës kundër Covid, gjendet i vdekur në apartament virologu rus

3 March 2023, 22:16Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndihmoi në krijimin e vaksinës kundër Covid, gjendet i vdekur
Apartamenti

Një virolog rus që ndihmoi në zhvillimin e vaksinës së COVID , është gjetur i vdekur brenda banesës së tij në Moskë.

Andrey Botikov punonte si studiues në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve për Ekologjinë dhe Matematikën Gamaleya. Ai ishte një prej 18 shkencëtarëve që kontribuan në krijimin e vaksinës. Autoritetet kanë nisur hetimet, ndërsa thanë se vdekja e tij dyshohet si vrasje.

“Sipas hetimeve, më 2 mars 2023, në një pallat të vendosur në rrugën Rogova në Moskë, një i ri 29-vjeçar gjatë një debati ka mbytur me rrip pronarin 47-vjeçar të banesës. dhe u larguan nga vendi i ngjarjes”, tha komiteti hetues i federatës ruse në një deklaratë për shtyp.

Në lidhje me këtë ngjarje Policia ka arrestuar një person, i cili më herët ishte dënuar për një krim të rëndë që kishte kryer.


Video