Imazhet satelitore: Momenti kur anija ruse shmang raketën ukrainase

13 May 2022, 10:03Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Imazhet satelitore: Momenti kur anija ruse shmang raketën ukrainase

Shumë luftëanije ruse janë shkatërruar nga raketat ukrainase, ku janë faktuar përmes pamjeve satelitore të publikuara në media.

Së fundmi, janë publikuar imazhet e një tjetër sulmi me raketa të regjistruar të enjte pranë ishullit të gjarpërinjve, në Ukrainën jugore. Imazhet satelitore nga Maxar Technology tregojnë një anije ruse teksa bën një kthesë të fortë kur raketa godet ujin, teksa shihen dhe dy shtëllunga tymi.

Pranë ishullit, një vinç i rëndë shihet pranë një anijeje tjetër të mbytur, të cilën Maxar e ka identifikuar gjithashtu si një anije zbarkimi të klasit Serna. Është e paqartë se si u mbyt anija, por të dielën, zëdhënësi i administratës ushtarake të rajonit të Odesës, Serhiy Bratchuk tha se një varkë zbarkimi u godit, përveç dy varkave patrulluese të klasës Raptor.

Bratchuk gjithashtu pretendoi se ushtria ukrainase kishte shkatërruar një helikopter rus në ishull. Në javët e fundit, ukrainasit kanë shkatërruar vazhdimisht – dhe me sukses – forcat dhe automjetet ruse në ishull.

Deri më tani Rusia nuk e ka konfirmuar humbjen e asnjërës prej anijeve të përmendura.

Imazhet satelitore: Momenti kur anija ruse shmang raketën ukrainaseImazhet satelitore: Momenti kur anija ruse shmang raketën ukrainase


Video