Dy ditë më parë njoftuan rastin e parë, sot +18 mijë raste të reja me Covid në Korenë e Veriut

13 May 2022, 08:03Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dy ditë më parë njoftuan rastin e parë, sot +18 mijë
Presidenti i Koresë së Veriut, Kim Yong Un

Koreja e Veriut ka regjistruar viktimën e parë nga koronavirusi. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se viktima ishte infektuar me variantin Omicron të COVID .

Ndërkohë janë konfirmuar 18 mijë raste të reja me koronavirus

Kujtojmë se Koreja e Veriut zbuloi infeksionin e parë me variantin Omicron të COVID një ditë më parë. Ndërsa udhëheqësi Kim Jong-un urdhëroi bllokim mbarëkombëtar.

Gjithashtu autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm në mënyrë që COVID të mos shënojë përhapje të lartë në vend, ndërsa këshillohen që të respektojnë masat kundër koronavirusit.

 


Video