
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken do të kryejë një vizitë në Europë të shtunën, ku do të takohet me ministrat e Jashtëm të NATO-s.
Sipas deklaratës nga zyra e shtetit, mësohet se në 14 Maj Blinken do të udhëtojë drejt Berlinit dhe se fokusi në takimin me miistrat e Jashtëm të NATO-s do të jetë lufta në Ukrainë.
“Më 14 maj, Blinken do të udhëtojë në Berlin për të marrë pjesë në një takim jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, ku aleatët dhe partnerët do të diskutojnë përgjigjen e tyre të unifikuar ndaj luftës brutale të vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës dhe Samitit të ardhshëm të Liderëve në Madrid,” thuhet në deklaratë.
Të dielën ai do të takohet me krerët e BE-së në Paris, së bashku me përfaqësuesen e tregtisë së SHBA-së Katherine Tai dhe sekretaren e tregtisë, Gina Raimondo.