Qytetarët në Korenë e Jugut do bëhen një vit më të rinj me urdhër të qeverisë

12 May 2022, 14:18Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qytetarët në Korenë e Jugut do bëhen një vit më
Foto ilustruese

Qytetarët në Korenë e Jugut do të bëhen një vit më të rinj, njoftoi sot presidenti i ri i vendit Yoon Sook-geol.

Një nga prioritetet e kreut të vendit siç ka thënë dhe gjatë fushatës parazgjedhore ka qenë që tu ofrojë qytetarëve një “vit jetë”.

Koreja e Jugut ka sistem ndryshe nga pjesa tjetër e botës, për sa i përket matjes së moshës.

Sipas sistemit të moshës “koreane” një person mbush një vjeç në ditën e lindjes. Më pas ai rritet me një vit çdo 1 janar, çdo Vit të Ri, pavarësisht nga data e lindjes.

Por nga sot e tutje koreanët do e llogarisin moshën si gjithë bota. Kjo metodë tradicionale e përcaktimit të moshës është përdorur në shumë vende të Azisë Lindore në të kaluarën, duke përfshirë Kinën dhe Japoninë.

 


Video