Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Padova të Italisë, ku një nxënës ka shkuar në festën e shkollës private i veshur si ushtar nazist.
I mituri ka thënë se gjithçka ishte në kuadër të festës së Halloween, por komuniteti hebre në këtë zonë nuk e ka pritur mirë ngjarjen.
Nxënësi ishte i veshur nga koka te këmbët me uniformë naziste, duke prfshirë edhe simbolet dalluese si kryqi i thyer.
Shkolla është detyruar të kërkojë ndjesë për atë që kishte ndodhur në një letër publike drejtuar banorëve. Ata shprehen se janë kundër çdo diskriminimi, jo vetëm atij hebre, por edhe homoseksualëve dhe njerëzve me aftësi të kufizuara.