Gjendet i VR*RË autori i MASAKRËS në SHBA me 18 të vd*kur e 13 të plagosur!

28 October 2023, 08:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet i VR*RË autori i MASAKRËS në SHBA me 18 të vd*kur e
Robert Card

Njeriu i dyshuar si autori i masakrës në shtetin e Maines në Amerikë është gjetur i vrarë  pas tre ditësh kërkime thotë policia.

Robert Card, 40 vjeç, u gjet i vdekur nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri, tha Komisioneri i Sigurisë Publike në Maine, Michael Sauschuck.

“I dyshuari për të shtënat e së mërkurës mbrëma është gjetur dhe ka vdekur”, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Androscoggin në Facebook.

Për tre ditë qindra policë u vunë në kërkim për arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së 18 personave dhe plagosjen e 13 të tjerëve, në qytetin Leëiston, në shtetin e Meinit.

Rezervist i ushtrisë amerikane, i trajnuar për përdorimin e armëve, hapi zjarr rreth orës 19:00 të mbrëmjes me orën lokale, të mërkurën e 25 tetorit 2023 në një bar sportiv.


Video