Vuçiç: Kurti i pranoi tre marrëveshjet pasi e dinte që s’do i pranoja unë

27 October 2023, 21:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vuçiç: Kurti i pranoi tre marrëveshjet pasi e dinte që
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka bërë një truk, duke ia ofruar liderëve evropianë nënshkrimin e tre marrëveshjeve.

Këtë, sipas Vuçiç, Kurti e ka bërë pasi e dine që Beogradi s’do ta pranonte pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Kurti takimin e parë e ka pasur me përfaqësuesit e fuqive të mëdha evropiane, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe më pas kreun e Këshillit Evropian, Borellin dhe Lajçakun. Dhe ai ua prezantoi idenë – le t’i nënshkruajmë të tre dokumentet [Marrëveshjen Bazike, Aneksin e Ohrit dhe draftin e 21 tetorit”, tha Vuçiç për “Euronews Serbia”.

Më tej, Vuçiç tha se Kurti nuk është i gatshëm që ta formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Dhe fjala është sigurisht për një truk, sepse ai nuk është aspak i gatshëm të formojë Asociacionin. Po flasim për anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe sistemin e organizatave, UNESCO dhe gjithçka tjetër, si dhe për integritetin territorial të Kosovës. Këtë e ka ofruar Kurti”, tha ai.

Ai tha se Serbia është gati të bëjë gjithçka përveç njohjes së pavarësisë, integritetit territorial të Kosovës dhe anëtarësimin në OKB dhe organizatat tjera.


Video