Ushtria izraelite ultimatum banorëve në Gaza: Zhvendosuni menjëherë në jug të vendit!

28 October 2023, 15:19Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ushtria izraelite ultimatum banorëve në Gaza: Zhvendosuni
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite

Ushtria Izraelite i ka drejtuar një mesazh palestinezëve që jetojnë në Gaza, ku i kërkon të zhvenosen sa më parë në jug të vendit.

Në një deklaratë për media, zëdhënësi i Ushtrisë Izraelite i ka kërkuar banorëve të zhendosen përkohësisht për të mirën e sigurisë së tyre.

Ndonëse fushata izraelite e bombardimeve nga ajri në Gaza është intensifikuar gjatë dy ditëve të fundit, ende nuk ka nisur ndërhyrja nga toka.

"Vëmendje banorë të Gazës, dëgjoni me kujdes! Për sigurinë tuaj, i bëjmë thirrje të gjithë banorëve në Gaza dhe qytetin e Gazës, të zhvendosen përkohësisht në jug. Kjo është një masë e përkohëshme, kthimi në veri të Gazës do të jetë i mundur sapo të përfundojë rreziku", thotë ushtria izraelite në mesazhin e saj.


Video