Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një aksident masiv në Egjipt ka lënë të vdekur 32 persona dhe 63 të tjerë të lënduar, sipas ministrisë së shëndetësisë të vendit.
Në mesin e makinave të përfshira në aksident, ishte një autobus pasagjerësh.
Dyshohet se shkak i aksidentit, që ndodhi në rajonin Beheira në një autostradë që lidh Kajron dhe qytetin mesdhetar të Aleksandrisë, ishte rrjedhja e vajit të një makine.
Nga aksidenti, disa nga mjetet u përfshinë në flakë, në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat për të dërguar të lënduarit në spital.