Erdogan në protestën masive-pro palestineze: Izraelin do e shpallim shtet që kryen krime lufte

28 October 2023, 16:40Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erdogan në protestën masive-pro palestineze: Izraelin do e shpallim
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan

Izraeli do të shpallet shtet që kryen krime lufte, kështu ka deklaruar presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, teksa ka marrë pjesë në një protestë masive pro-palestineze që është mbajtur në Stamboll.

Ne do ta shpallim Izraelin një kriminel lufte, ne tashmë po punojmë për këtë", deklaroi Erdogan.

Qindra-mijëra qytetarë ishin mbledhur në një protestë të madhe këtë të shtunë në Stamboll.

Erdogan ka mbajtur një fjalim të fortë, teksa ka thënë se vendi i tij është i gatshëm për luftë nëse ndodh, mes gjysmëhënës dhe kryqit.

Pjesë nga fjala e Erdogan:

Izrael si përfunduat këtu? Si erdhët këtu? Ju jeni një pushtues. Ju jeni një fraksion, jo një shtet. Perëndimi ju ka borxh, por Turqia nuk ju ka borxh.

Kur thashë Hamasi nuk është një organizatë terroriste, Izraelit me të vërtetë nuk e pëlqeu atë. Për këtë e thashë. Çfarë prisnit?

Ata që vajtuan civilët e vrarë dje në luftën ukrainas-ruse, tani po shikojnë në heshtje vdekjen e mijëra fëmijëve të pafajshëm në Rripin e Gazës.


Video