Kryeministri i Izrael, Benjamin Netanyahu, ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë ndaj popullit iranian për të bashkuar forcat dhe për të rrëzuar regjimin në Iran.
Në një mesazh video në gjuhën hebraike, Netanyahu tha se kjo është një “mundësi një herë në një jetë” për iranianët.
“Mos e humbisni këtë shans”, tha ai, duke shtuar: “Së shpejti do të vijë momenti juaj, momenti kur duhet të dilni në rrugë me mijëra, për të përfunduar punën dhe për të rrëzuar regjimin e tmerrshëm që ka hidhëruar jetën tuaj”.
Në një pjesë të mesazhit në gjuhën angleze, Netanyahu deklaroi: “Ndihma ka arritur”, duke iu bërë thirrje iranianëve të bashkohen për të rrëzuar regjimin.
Kryeministri izraelit gjithashtu komentoi sulmin ndaj kompleksit të Ajatollahut Ali Khamenei në Teheran, duke theksuar se ka shenja në rritje që ky diktator mund të jetë “zhdukur” nga pushteti, duke shtjelluar më tej mundësinë se ai është eliminuar gjatë sulmeve izraelite të mëngjesit.
“Ka shenja që Khamenei ka vdekur”, ka theksuar ai.
Netanyahu shtoi më tej se sulmi “u udhëhoq nga Trump”.
Netanyahu theksoi rëndësinë e veprimit të menjëhershëm: “Është koha e duhur të bashkoheni dhe të veproni për një mision historik”, duke inkurajuar iranianët që të dalin në rrugë masivisht dhe të “mbarojnë punën”.
Sakaq, Shtëpia e Bardhë bën me dije se “Trump ka biseduar me udhëheqësit e Arabisë Saudite, Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte”.