Dyshime për vdekjen e Ali Khamenei, Teherani: Shumë shpejt do të japë një deklaratë televizive

28 February 2026, 16:26Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dyshime për vdekjen e Ali Khamenei, Teherani: Shumë shpejt do të
Ali Khamenei,

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar sot pasi Izraeli-SHBA kanë njoftuar se ka ndërmarrë një “sulm parandalues” ndaj Iranit, duke synuar, sipas autoriteteve izraelite, neutralizimin e kërcënimeve të menjëhershme kundër sigurisë së vendit.

Raportime të shumta po qarkullojnë pas pretendimeve se janë humbur të gjitha kontaktet me liderin suprem të Iran-it, Ali Khamenei, pas sulmeve ajrore që goditën kompleksin e tij rezidencial në Teheran nga SHBA dhe Izraeli.

Sipas medias izraelite Walla, prej disa orësh askush nuk ka arritur të vendosë kontakt me Khamenein dhe fati i tij mbetet i paqartë, pasi kompleksi ku ai qëndronte raportohet të jetë shkatërruar.

Edhe media të tjera në Izrael, përfshirë N12 dhe Channel 1, citojnë një zyrtar të lartë në Tel Aviv të ketë deklaruar: “Do të mbeteshim të shokuar nëse Khamenei do të shfaqej drejtpërdrejt. Sipas vlerësimit tonë, ai nuk është më mes nesh, por presim një konfirmim përfundimtar”.

Një tjetër burim izraelit ka shtuar se udhëheqësi suprem “me shumë gjasë nuk i ka mbijetuar sulmeve”. Megjithatë, pak minuta më parë, N12 kishte raportuar se Khamenei ishte “të paktën i plagosur”, duke lënë të hapur mundësinë që ai të jetë gjallë.

Nga ana tjetër, zyrtarët iranianë kanë premtuar se së shpejti do të publikojnë një regjistrim të Khameneit, çka mund të sqarojë situatën dhe të shuajë spekulimet.

“Për aq sa di unë”, tha Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi në një intervistë me NBC News, “Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është ende gjallë”.

“Nëse amerikanët duan të flasin me ne, ata e dinë se ku të na gjejnë“, shtoi ai, duke pohuar se Teherani “po kërkon ulje të tensioneve”, është “gati të flasë për një marrëveshje” sapo të ndërpriten sulmet dhe “ata nuk kanë raketa të afta të arrijnë territorin e SHBA-ve”.


Video