
Një zjarr ka shpërthyer pranë hyrjes së hotelit Fairmont The Palm në Dubai, pasi raportohet se mbeturinat e një raketë ranë nga qielli gjatë një sulmi me raketa iraniane.
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamje nga vendngjarja, ku shihet zjarr dhe shtëllunga të mëdha tymi të zi, teksa ngrihen në qiell në zonën e njohur turistike.
Fairmont Dubai Palm on fire. Heard loud explosion, stay safe pic.twitter.com/HLo8oS6dSc
— Alex | The Modern Freelancer (@alex_tfmg) February 28, 2026
Pak orë më parë, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur të evakuojnë Burj Khalifan, kullën më të lartë në botë.
Shpërthime kanë tronditur Abu Dhabin dhe qytetet anembanë Gjirit, ndërsa Irani nisi sulme hakmarrëse me raketa pas sulmit të përbashkët SHBA-Izrael në Teheran. Sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan në disa vende, ndërsa raketat shënjestruan vende të lidhura me forcat amerikane, dhe mbeturinat ranë në zonat e banuara.
Emiratet e Bashkuara Arabe konfirmuan se një civil u vra në Abu Dhabi.