Fituesi rus i Çmimit Nobel për Paqe nxjerr në ankand medaljen për të ndihmuar Ukrainën

22 March 2022, 14:18Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fituesi rus i Çmimit Nobel për Paqe nxjerr në ankand medaljen
Dmitry Muratov

Gazeta e pavarur ruse ‘Novaya Gazeta’ do të nxjerrë në ankand medaljen e Çmimit Nobel për Paqen të fituar nga kryeredaktori i saj, Dmitry Muratov në ndihmë të refugjatëve ukrainas.

Sipas CNN, në një deklaratë të botuar në faqen e internetit të gazetës të martën, Muratov tha se një mori fëmijësh të plagosur dhe të sëmurë që kërkonin trajtim urgjent e detyruan atë të ofronte medaljen prestigjioze.

Muratov, bashkëthemeluesi i Novaya Gazeta, fitoi Çmimin Nobel për paqen tetorin e kaluar për mbrojtjen e tij të palodhshme të lirisë së fjalës në Rusi. 

Kryeredaktori në deklaratë theksoi nevojën urgjente për një armëpushim, shkëmbim të të burgosurve dhe sigurimin e korridoreve humanitare.

Të ardhurat nga shitja e medaljes do të shkojnë për Fondacionin e Ndihmës për Refugjatët ukrainas, një organizatë joqeveritare që përpiqet të sigurojë mbështetje morale dhe materiale për refugjatët nga Ukraina.

Muratov e përfundoi deklaratën e tij duke thënë se ai po aplikonte në shtëpitë e ankandeve për një “përgjigje që do të ofrojë këtë çmim të njohur për të gjithë botën”.

Më shumë se 3.5 milionë refugjatë kanë ikur tani nga Ukraina, sipas përditësimit të fundit nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët.

 

 


Video