Ambasada e SHBA në Kiev: Rusët kanë rrëmbyer 2.389 fëmijë ukrainas në Donbas

22 March 2022, 14:14Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ambasada e SHBA në Kiev: Rusët kanë rrëmbyer 2.389
Rusët kanë rrëmbyer 2.389 fëmijë ukrainas në Donbas

Ambasada e SHBA-së në Kiev ka ripublikuar një lajm nga Ministria e Jashtme e Ukrainës sipas të cilit forcat e armatosura ruse kanë çuar ilegalisht 2389 fëmijë ukrainas në Rusi nga provincat Donetsk dhe Luhansk.

“Nuk është asistencë, është rrëmbim”, shkruajnë autoritetet amerikane.

Provincat Donetsk dhe Luhansk, në Donbass, janë selitë e dy republikave separatiste pro-ruse, të cilat nuk njihen nga komuniteti ndërkombëtar.

Ambasada e SHBA në Kiev: Rusët kanë rrëmbyer 2.389


Video