Heqja dorë nga NATO, Zelensky: Çdo ndryshim në Kushtetutë do hidhet në referendum

22 March 2022, 08:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Heqja dorë nga NATO, Zelensky: Çdo ndryshim në Kushtetutë
Volodymyr Zelensky

"Çdo ndryshim në Kushtetutë për garancitë e sigurisë për Ukrainën do të hidhet në referendum", kështu është shprehur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për mediat.

Sipas tij, ky është një vendim me rëndësi historike, e për pasojë, vendimi duhet të merret nga të gjithë bashkë.

"Ky është një proces i gjatë që do të vendoset nga Parlamenti dhe populli ukrainas . U shpjegova negociatorëve tanë në bisedime se kur bëhet fjalë për ndryshime dhe këto mund të jenë me rëndësi historike, nuk ka rrugë tjetër veçse të mbaj një referendum”, tha Zelensky.

Një nga kushtet që kërkon Moska është ndryshimi i Kushtetutës duke përcaktuar se Ukraina nuk do të bëhet pjesë e asnjë blloku perëndimor si NATO apo Bashkimi Evropian.


Video