Presidenti amerikan Donald Trump ka ripërsëritur kritikat e tij për qasjen e Kievit ndaj shtytjes së tij diplomatike për t’i dhënë fund luftës, duke thënë se është “më e lehtë” të merresh me Moskën.
Trump thotë se e ka “më të lehtë” të merret me Rusinë sesa me Ukrainën në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe se i beson Vladimir Putinit.
“Unë e besoj atë,” thotë ai.
“Putin dëshiron paqen, do të jetë më bujar sesa mendojmë. Dhe unë mendoj se Ukraina dëshiron t’i japë fund, por nuk e shoh – është çmenduri. Ata po marrin një dënim të madh. Nuk e kuptoj fare”,tha Trump.
“Po e kam më të vështirë sinqerisht të merrem me Ukrainën dhe ata nuk i kanë letrat. Mund të jetë më e lehtë të merresh me Rusinë”, shtoi Trump.
I pyetur nëse Putin aktualisht po përfitonte nga pauza në ndarjen e inteligjencës amerikane dhe ndihmën ushtarake për Ukrainën, Trump u përgjigj: “Unë në fakt mendoj se ai po bën atë që do të bënte kushdo tjetër”.