Tensionohet situata në Siri, raportohet për dhjetra viktima nga përplasja e alavitëve me forcat e sigurisë

7 March 2025, 18:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tensionohet situata në Siri, raportohet për dhjetra viktima nga
Siri

Dhjetëra persona janë vrarë ose plagosur në përleshjet midis forcave të sigurisë dhe mbështetësve të ish-presidentit Bashar al Assad këtë javë në Siri, teksa orët e fundit vendi është përfshirë në trazira të ashpra.

Përleshjet shpërthyen të enjten në rajonet Latakia dhe Tartous në bregun e Mesdheut, zona ku mbështetja mes alavitëve sirianë për Assadin ishte e fortë dhe ku ka pasur shpërthime të dhunës sektare gjatë tre muajve të fundit.

Familja Assad, anëtarë të sektit pakicë alavit, sundoi Sirinë për më shumë se gjysmë shekulli derisa Assad u rrëzua në fund të vitit të kaluar nga militantët islamikë sunitë, të cilët kërkuan të riformësonin rendin politik dhe sektar të vendit.

Alavitët e Sirisë, rreth 10% e popullsisë, konsideroheshin të privilegjuar në regjimin e Asadit, dhe ndërsa shumë alavitë i kanë dorëzuar armët që nga dhjetori, shumë të tjerë nuk i kanë dorëzuar.

“Ne qëndrojmë në pragun e një faze kritike që kërkon ndërgjegjësim dhe disiplinë”, tha të premten ministria e brendshme e Sirisë.

Agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA tha se pasi u vranë disa policë dhe personel sigurie, "turma të mëdha dhe të paorganizuara u zhvendosën drejt bregut".

Anas Khattab, kreu i inteligjencës siriane, tha se "ish-udhëheqësit ushtarakë dhe të sigurisë të lidhur me regjimin e zhdukur ishin prapa planifikimit dhe ekzekutimit të këtyre krimeve".

Ai tha se "operacioni i pabesë" u kishte marrë jetën "dhjetëra njerëzve tanë më të mirë në ushtri, siguri dhe polici".

Videot në mediat sociale të publikuara që nga e enjtja, me sa duket tregojnë viktima të shumta në mesin e forcave siriane të sigurisë dhe të rinjve me veshje civile.


Video