Putin bisedë telefonike me Vuçiç: Protestat, ndërhyrje e jashtme! Mbështesim qeverinë serbe dhe Dodikun

7 March 2025, 16:30Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Putin bisedë telefonike me Vuçiç: Protestat, ndërhyrje e
Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiç

Gjatë një bisede telefonike me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç ditën e sotme, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se protestat kundër qeverisë në Serbi janë si rezultat i ndërhyrjes së jashtme në poltikën e brendshme serbe

“Putin vuri në dukje papranueshmërinë e ndërhyrjes së jashtme në situatën e brendshme politike në Serbi dhe shprehu mbështetjen e tij për veprimet e autoriteteve të zgjedhura ligjërisht”, thuhet në një deklaratë nga zyra e Presidentit të Rusisë.

Pala ruse shprehu solidaritet edhe me presidentin e Republikës Srpska Milorad Dodik, raportojnë shkurt mediat serbe, pa zbuluar detaje të reja mbi bisedën telefonike.


Video