Biden e quan kasap, Putin i përgjigjet duke bombarduar qytetin ukrainas pranë Polonisë

26 March 2022, 18:13Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Biden e quan kasap, Putin i përgjigjet duke bombarduar qytetin ukrainas

Presidenti amerikan Joe Biden e ka përshkruar Vladimir Putinin si kasap, gjatë një takimi me refugjatët ukrainas në Poloni.

Biden e bëri komentin gjatë një takimi në stadiumin kombëtar në Varshavë, në një vizitë për të treguar mbështetje për Poloninë mbi pushtimin rus të Ukrainës, gjatë së cilës ai u takua gjithashtu me anëtarë të qeverisë ukrainase.

Një gazetar e pyeti presidentin "Ti ke të bësh çdo ditë me Vladimir Putin, shiko çfarë u ka bërë ai këtyre njerëzve. Çfarë mendon?"

"Ai është një kasap", u përgjigj Biden para se të largohej.

Në kohën që Biden bënte këto komente, Vladimir Putin bombardonte Lvivin, qytetin perëndimor të Ukrainës, pranë kufirit me Poloninë.

Volodymyr Kachinsky, 24 vjeç, ishte duke punuar në një restorant pranë zonës së qytetit perëndimor të goditur nga sulmet me raketa të shtunën pasdite.

“Nuk kisha dëgjuar kurrë diçka të tillë. Mund ta imagjinoj vetëm se çfarë po ndodh në lindje”, tha ai për BBC.

Ai thotë se ende mendon se Lviv ishte një qytet i sigurt.


Video