Arrihet marrëveshje për hapjen e dy korridoreve evakuimi

27 March 2022, 10:07Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrihet marrëveshje për hapjen e dy korridoreve evakuimi
Qytetarë ukrainas që i largohen luftës

Këtë të diel Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për dy korridore humanitare për të evakuuar civilët nga zonat e vijës së parë të lutës.

Kjo mundëson lejimin e njerëzve të largohen me makinë private nga qyteti jugor i Mariupolit, tha zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk.

Raportohet se Rusia ka filluar të shkatërrojë depot e karburantit dhe ushqimit të Ukrainës, që do të thotë se qeveria do të duhet të shpërndajë stoqet e të dyjave në të ardhmen e afërt, tha të dielën këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Vadym Denysenko.

Duke folur në televizionin lokal, Denysenko tha gjithashtu se Rusia po sjell forcat në kufirin ukrainas me rotacion dhe mund të bëjë përpjekje të reja për të avancuar në pushtimin e saj në Ukrainë.

 


Video