
Samir Mane është në bisedime për të zgjeruar bizneset e tij edhe në Kosovë, ku thuhet se po kërkon që blejë njërën nga tri bankat më të mëdha në Kosovë. Banka të cilin “oligarku” Mane po synon ta marrë në kontroll në Kosovë, është njëra nga investimet më të mëdha europiane atje.
Tashmë ky investim i madh europian, siç thotë Gazeta Blic ka gjasa që të përfundojë në duart e një biznesmeni nga Shqipëria, duke dërguar një sinjal shtesë të dëmshëm se investitorët e huaj po largohen nga vendi.
Sektori bankar i Kosovës, i ndërtuar nën mbikëqyrjen e FMN-së dhe amerikanëve ka qenë ndër më të sigurtit në rajon ndaj dukurive negative financiare, përfshirë këtu pastrimin e parave. Këto dukuri janë mbikëqyre në detaje nga Banka Qendrore e Kosovës dhe organet tjera kompetente si Njësia për Inteligjencë Financiare dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës.
Pak me ndryshe duket të jetë Shqipëria, ku informaliteti i lartë në ekonomi dhe i bizneseve nuk i ka shpëtuar as sektori financiar dhe ai bankar. Largimi i investitorëve europian dhe zëvendësimi i tyre me ata rajonal, shton rrezikun se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në Kosovë.
Momentalisht në Kosovë, tri banka shqiptare kanë marrë licenca operimi, ndërsa Saimir Mane në Kosovë njihet edhe si pronari i “Ferronikelit”, gjigantit industrial për përpunimin e nikelit në Drenas. Në Shqipëri, Mane ka hyrë prej pak vitesh në tregun bankar, pas blerjes së një banke të nivelit të dytë.
Sa i takon ferronikelit, nga fundi i vitit të kaluar rreth 1 mijë punëtorë kanë mbetur pa punë, për faktin se drejtuesit e “Ferronikelit” dhe pronari i saj, Samir Mane duke shfrytëzuar krizën energjetike, kanë marrë vendim që ta mbyllin përkohësisht fabrikën. Punëtorët disa herë edhe kanë protestuar, por kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh as nga institucionet qendrorë të Kosovës, përfshirë qeverinë.
Samir Mane njihet si një ndër personat më të pasur në Shqipëri e ku shpesh herë është vënë në dyshim prejardhje e pasurisë së tij. Mane njihet po ashtu edhe si njeri i afërt me të gjitha partitë në pushtet dhe opozitë në Shqipëri e Kosovë./Gazeta Blic