Tenderat pa garë për “oligarkët“ janë shndërruar në një rutinë të përditshme, edhe kur bëhet fjalë për shifra të mëdha të cilat kalojnë 1 milionë euro.
Ujësjellësi i Vlorës ka shpallur ftues të tenderit për “Ndërtimin e Rrjetit të Kanaleve të Ujërave të Zeza” me fond limit 274. 779 449 lekë të reja pa TVSH, ose rreth (2.2 milionë euro) kompaninë "Gener 2" e cila konkuronte me veten.

Ajo që bie në sy është se pjesëmarrësi i vetëm në tender ka paraqitur ofertën në vlerën 273.421.937 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 99.5 përqind të fondit limit.
Në pamje të parë ky tender duket në rregull, procedura ka qenë e hapur dhe kompanitë e interesuara mund të aplikonin për të ofruar shërbimin e tyre ndaj Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve të qytetit të Vlorës.

Por, ekspertët ndërkombëtarë të prokurimeve publike e kanë nxjerrë me “flamur të kuq”, për dyshime mbi procedurat që janë ndjekur nga Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë duke favorizuar fituesin e këtij tenderi prej 2.2 milionë euro.
Rasti i tenderit 2.2 milionë euro të Ujësjellësit të Vlorës është pikërisht një prej atyre që, praktika ndërkombëtare i konsideron me “flamur të kuq”, pasi është një garë pa konkurencë dhe oferta e vetme është pothuajse aq sa autoriteti kontraktor e ka konsideruar si limitin më të lartë të shpenzimeve.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit, siç deklarohet në dokumentat e tenderit, është plotësimi me lidhjen e banesave në sistemin e Kanalizimeve të Ujrave të Zeza të zonës që kufizohet me rrugën transballkanike në perëndim dhe me Pyllin e Sodës në jug, të papërfshira më parë në sistemin e përgjithshëm të qytetit të Vlorës. Nuk dihet ende nëse kanë përfunduar punimet e këtij tenderi i cili ka apatur një afat kohor prej 6 muajsh.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.