
Zgjerimi i pesë kilometrave rrugë nga dalja e Elbasanit deri në fshatin Mirakë në rrugën në drejtim të Librazhdit do t’u kushtojë shqiptarëve 22 milionë euro.
Tenderi i hapur nga ARRSh me fond limit rreth 25 milionë euro është fituar nga kompania Alb Building pasi janë eleminuar të gjithë konkurrentët e tjerë në garë.
Kompania do të përfitojë shumën e 2.2 miliardë lekëve, ose 19 milionë euro pa TVSh. Duke shtuar edhe 20 për qind këtë taksë, shifra shkon në rreth 22 milionë euro.
Kostoja për zgjerimin e rrugës me një korsi shkon në 4.7 milionë euro për kilometër. Bëhet fjalër për punime ku pjesën më të madhe shtrati i rrugës është i hapur dhe ajo që do të kryhet është vetëm zgjerimi.
Pavarësisht kësaj, kostoja do të jetë si të hapet një rrugë e re, ndërsa dyshimet lindin edhe në mënyrën se si janë skualifikuar nga ARRSH kompanitë e tjera, ku disa nuk kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë dhe të tjerat nuk kanë plotësuar kriterin teknik për punonjësit.
Në të dyja rastet, kompanitë mund të jenë përfshirë në garë sa për të plotësuar kriterin ligjor të pjesëmarrjes në garë, ndërsa fituesi ka qenë i paracaktuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.