Çfarë fshihet pas ‘procedurës së përshpejtuar’ të Portit të Durrësit

9 November 2022, 19:45Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
Çfarë fshihet pas ‘procedurës së
Belinda Balluku dhe Edi Rama

“Nuk kemi kohë për të humbur”! kjo ishte alibia e dobët që përdorën Edi Rama, Belinda Balluku dhe Taulant Balla për të justifikuar kalimin me procedurë të përshpejtuar në Kuvend ligjin që i hap rrugë ndërtimit të portit turistik të Durrësit.

Projekti u prezantua gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, që do të thotë se për nisjen e tij është pritur rreth një vit e gjysmë. Çfarë e nxitonte kaq shumë që nuk priste dot pak javë dhe të kalonte në procedurë normale në Kuvend?

Më shumë se sa ‘koha e humbur’, dyshimet ngrihen te akuzat se pas këtij projekti fshihet afera më madhore korruptive në tre dekada pluraliziëm.

Bëhet fjalë për një projekt 2.1 mld euro, që do ta kalojë në Kuvend pa u konsultuar me qytetarët dhe grupet e interesit, siç kërkon procedura normale, por pa u konsultuar as me komisionet e tjera parlamentare, por vetëm në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, të drejtuar nga Arben Pëllumbi.

Neni 28 i rregullores së Kuvendit dhe Kushtetuta përcaktojnë se janë dy faza që ligjet që kalojnë me procedurë të përshpejtuar i anashkalojnë, fazën e konsultimit me publikun në platformat online me të paktën 20 ditë dhe fazën tjetër të diskutimeve në komisionet e tjera parlamentare, jo vetëm në komisionin përgjegjës.

E sa më shumë diskutime të ketë, aq më shumë transparencë do të prodhohej. Transparenca është ajo që që siç duket i është trembur qeveria, duke kërkuar kalimin me procedurë të përshpejtuar në Kuvend.

Përveç kësaj, transparenca u është fshehur edhe deputetëve të Kuvendit, të cilëve nuk u është dorëzuar marrëveshja e nënshkruar mes kompanisë që do të ndërtojë portin me Ministrinë e Financave.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video