Gazetari denoncon Kastratin: Rruga e Kombit, e larë në naftë dhe vaj, koncesionari fshihet

5 November 2022, 12:44Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazetari denoncon Kastratin: Rruga e Kombit, e larë në naftë dhe
Në foto: Biznesmeni, Shefqet Kastrati

Ditën e sotme në autostradën Kukës-Morinë, shtetasi S. A., 44 vjeç, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip bot, të ngarkuar me çimento rifuxho, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përmbysur. 

Drejtuesi i automjetit është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Gazetari Emirjon Senja, me anë të një postimi në facebook shkruan se: Çfarë bëjnë policia dhe kompania pergjegjëse per sigurine e rruges thoni ju?!

Postimi i gazetarit: 

Si vdes kot shqiptari

Sot ne mengjes ne Kukes ishte permbysur nje mjet qe transportonte çimento.

Pas permbysjes pjesa e poshtme e rruges ne drejtimin Tirane-Morine ne nje gjatesi 300 metra nga vendi i aksidentit ishte lare ne nafte dhe vaj.

Cfare bejne policia dhe kompania pergjegjese per sigurine e rruges thoni ju?!

Asgje!

Polici thote s‘jam ketu per te pastruar vajin, kurse nje djale me nje tabele ne dore perton te zbrese deri atje ku vaji ka lare rrugen, por thote: Ta bera me shenje qe ketu siper! 

Nderkohe cdo makine qe kalon aty eshte duke bere ski…! Te pakten nje tabele. Jo ore…

Shpresoj te mos jete perplasur dikush tjeter aty.

Ja keshtu vdes kot edhe ne rruge ku paguan.


Video