Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një sulm 'phishing' kundrejt Raiffaisen Bank, një ndër bankat më të besuara nga shqiptarët dhe jo vetëm. Lajmin e ka bërë publik eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi i cili shkruan 'mgjesi yje' dhe ka postuar këtë lajm.

Sipas tij klientët janë përballuar me e-maile tek të cilët shkruhet “shërbimi juaj do mbyllet” dhe më tej vijon si më poshtë:
Përshëndetje!
I nderuar klient, na vjen keq t’ju informojmë se shërbimi juaj është gati të bllokohet për shkak të përditësimeve të dështuara, prandaj zona juaj e klientit është kufizuar derisa të përfundojë përditësimi.
Aktualisht po qarkullon një “phishing page” ndaj të cilit duhet treguar kujdes për të mos klikuar në përditësim të të dhënave tuaja, pasi fare lehtësisht mund të thyhet privatësia juaj.
Është e rëndësishme të theksojmë se llogaria juaj nuk është në rrezik, sepse banka ka “two factory authentication” për transfertat, por mund të lexohen gjendje dhe të shkarkohen raporte.
Tregoni kujdes se nga kush ju vjen e-maili, lexojeni me vemendje. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga banka në fjalë. Por a duhet të përgatitemi për më shumë?!
Ç'është sulmi phishing?
Phishing është një formë e mashtrimit online me të cilën kriminelët kibernetikë dërgojnë emaile që duket se vijnë nga kompanitë ekzistuese dhe legjitime, dhe kërkojnë prej jush t'i shpalosni të dhënat e caktuara të ndjeshme.
Rëndom kjo arrihet përmes dërgimit të linkut i cili ju çon deri te lokacioni i kompanisë ku ju i jepni të dhënat tuaja por ky lokacion natyrisht është i rrejshëm dhe informacionet të cilat i jepni shkojnë direkt në duart e kriminelëve kibernetikë. Pra, thënë thjesht, phishing apo vjedhja e rrjetëzuar e identitetit është një lloj mashtrimi përmes postës elektronike.
Shprehja phishing (vjedhja e identitetit) ka lindur si asociacion me peshkimin, sepse në këtë rast kriminelët ashtu si peshkatarët përmes karremit të rrejshëm gjuajnë me shpresë se shfrytëzuesit do të "kapen" dhe do t'i ndajnë të dhënat të cilat kërkohen përmes linkut, siç janë numrat e kartelës bankare, numrat e xhirollogarive, fjalëkalimet, emrat e përdoruesve, burimet e informacioneve e kështu me radhë.