Qeveria ua fsheh edhe deputetëve marrëveshjen për Portin e Durrësit

9 November 2022, 19:32Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qeveria ua fsheh edhe deputetëve marrëveshjen për Portin e
Projekti i Portit të Durrësit

Qeveria ua ka fshehur edhe deputetëve marrëveshjen e nënshkruar me arabët për ndërtimin e portit të jahteve në Durrës.

Dokumentet që u janë dorëzuar këtë të enjte deputetëve për këtë projekt ka qenë ligji një ligj me gjashtë nene, ku neni i gjashtë është ai që parashikon hyrjen në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare dhe relacionin shoqërues.

Ironikisht, relacioni përcakton se bashkë me ligjin dorëzohet në Kuvend edhe marrëveshja e nënshkruar mes Ministrisë së Financave dhe kompanive investuese, ku bëhet e ditur krijimi i shoqërisë tregtare “Albanian Seaports Development Company” me pjesëmarrës shtetin si partner.

Por, marrëveshja e nënshkruar mes financave dhe kompanive investuese nuk është dorëzuar. AJo që është publike është vetëm marrëveshja e nënshkruar mes Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë me palën arabe.

Relacioni thotë se financimi për projektin 2.1 mld euro do të sigurohet përmes kombinimit të financimit të kapitalit nga Eagle Hills-i; financimit të borxhit të kontribuuar nga, ose në emër të, Eagle Hills-it; të ardhurave e shitjeve të grumbulluara prej klientëve nga investitori strategjik; huamarrjes nga institucionet financiare dhe investimeve nga investitorë palë e tretë, të organizuara nga Eagle Hills-i.

Relacioni zbulon gjithashtu se shteti shqiptar do të përfitojë vetëm 2 për qind të xhiros vjetore që do të kryejë porti turistik, në këmbim të dhënies së rreth 1 milionë metër/katrorë pronë publike.

Kjo ndoshta është edhe njëra prej arsyeve kryesore se përse Edi Rama nxitoi të kalojë me procedurë të përshpejtuar projektligjin në Kuvend. Procedura mund të përdoret për të fshehur aferën e dyshuar korruptive me 2.1 mld euro, më e madhja në 30 vite demokraci të vendit.

I pyetur nga deputetët e opozitës, Rama tha vetëm se procedura e përshpejtuar po përdorej pasi nuk kishte kohë për të humbur. Kjo ishte arsyeja e vetme. Por, çfarë i kushtonte një projekti që ka më shumë se një vit që pret, që të presë edhe 40 ditë të tjera dhe të miratohet me procedura normale dhe transparente në Kuvend dhe shqiptarët të besonin vërtet se ky ishte investimi më madhor për vendin?

Këtë përgjigje e di vetëm Edi Rama dhe Qeveria e tij. 

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 


Video