Prokurorët e SPAK me dy standarte/ Aldo Bumçin e thirrën për një firmë, kurse për Ahmetajn fshehën provat

14 December 2022, 15:50Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prokurorët e SPAK me dy standarte/ Aldo Bumçin e thirrën
Aldo Bumci, Arben Ahmetaj and prosecutors Eneid Nakuci and Klodjan Braho. Photomontage: Vox News

SPAK ka në dorë dosjen më të nxehtë hetimore që prek sferat e larta të politikës.

Hetimi për inceneratorët ka çuar në burg vetëm një ministër, në një kohë që procesi është me më shumë emra.

Një prej të cilëve është ish ministri dhe ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Në dosjen e SPAK janë të dhënat e nxjerra nga kompjuteri i administratorit të inceneratorëve Klodian Zoto i cili gjatë punës për realizimin e koncesionit ka paguar sasi të mëdha parash në favor të udhëtimeve private të ish ministrit Arben Ahmetaj.

Këto fatura të hoteleve me 5 yje për Ahmetajn dhe partneren e tij përkojnë kryesisht me fundjavat.

Për këto fatura dy prokuroret e SPAK që po hetojnë dosjen, nuk e kanë thirrur në asnjë moment të vetëm Arben Ahmetajn për ta pyetur.

Ndërkohë që në raste të ngjashme, janë thirrur edhe ish ministra vetëm nga një shënim i thjeshtë siç ishte rasti i Aldo Bumçit për dosjen “Gërdeci”.

Për këtë arsye ndaj Ahmetajt dhe veçanërisht ndaj dy prokurorëve u bë një padi në SPAK për fshehje e të dhënave.

SPAK më pas lajmëroi se dosjen e inceneratorëve do e dërgonte në gjykatë me akuza për disa persona, dhe shpjegonte se padia për fshehjen e fakteve ishte pjesë e një tjetër hetimi.

Por vetë prokurorët në dokumentin dorëzuar gjykatës tregojnë se nuk ka asnjë hetim.

Top Channel pyeti Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë për këtë çështje, dhe për shkak se ka një hetim, ata nuk mund të ndërhyjnë.

Mbetet për t’u parë nëse prokurori që ka marrë kallëzimin e gazetarit Doçi, do t’i shkojë deri në fund për të çuar përpara drejtësisë ish ministrin Arben Ahmetaj dhe dy kolegët e tij në SPAK, Klodian Braho dhe Ened Nakuçi./TCH


Video