Në media janë publikuar faturat e hoteleve luksoze në Milano, Bukuresht, Vjenë, të cilat Klodian Zoto ia kishte paguar Arben Ahmetajt dhe bashkëshortes së tij në kohën kur ai ishte ministër Financash.
Por, këto prova u fshehën nga dy prokurorët e SPAK, Eneid Nakuçi dhe Klodian Braho dhe Arben Ahmetajn nuk e morën si të pandehur për inceneratorin e Elbasanit.
Në lidhje më këtë çështje, analisti Shpëtim Nazarko ka deklaruar se nëse vërtetohen provat ndaj Ahmetajt bie qeveria. Ai tha më tej se Ahmetaj ka mbajtur një post të rëndësishëm si ai i zv.kryeministrit.
“Pash dje që dy nga prokurorët kishin hequr nga dosja një pjesë të dokumenteve që e lidhnin me një ish-zv.kryeministrat e qeverisë që faktikisht, nëse është e vërtetë, rrëzon gati gjysmën e Qeverisë, sepse është zv.kryeministër i këtij vendi. Pra, ky është problemi. Për 30 vjet, sistemi gjyqësor në Shqipëri e ka ndarë historinë e vet. Pjesën e çështjeve politike kanë qenë nën komandën e pushtetit qendror që e ka realizuar nëpërmjet kryeprokurorit, i cili ka qenë institucion monokratik.” – tha Nazarko në Euronews Albania.