Heshtja e Ilir Metës për faturat e Ahmetajt tregon qartë se mes tyre ka një pazar

13 December 2022, 13:56Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Heshtja e Ilir Metës për faturat e Ahmetajt tregon qartë se mes
Në foto: Ilir Meta dhe Arben Ahmetaj

Nëse deri më sot kishte ende persona që mendonin se mes Ilir Metës dhe Arben Ahmetajt nuk ka asnjë pazar, kreu i Partisë së Lirisë u kujdes vetë që t’u provojë krejtësisht të kundërtën.

Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp me gazetarët, ku foli për gjithçka, vetëm çështjen që po zien më fort këto ditë pas denoncimit të gazetarit Adriatik Doçi nuk përmendi.

Meta foli për Portin e Durrësit, PPP-të, sa keq po qeveris Edi Rama, korrupsionin e të tjera e të tjera, por se pse SPAK ka fshehur provat ndaj Arben Ahmetajt jo.

Është e çuditshme se si njeriu, që në Presidencë dhe tashmë si kryetar i një pjese të opozitës nuk ka lënë rast për të denoncuar se si drejtësia është e kapur nga qeveria, në këtë rast hesht.

Cila të tjetë arsyeja përveç asaj që Meta dhe Ahmetaj kanë një aleancë të fshehur bashkë dhe se atij dhe LSI-së dosjet e inceneratorëve iu dorëzuan nga ish-zv.Kryeministri?


Video