‘Peshkaqeni’ Ahmetaj i iku nën hundë, SPAK kënaqet me cironkat

16 July 2023, 17:20Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

‘Peshkaqeni’ Ahmetaj i iku nën hundë, SPAK kënaqet me

Arben Ahmetaj u shpëtoi prangave duke u arratisur nga Shqipëria në të njëjtën ditë që SPAK ka firmosur kërkesën për heqjen e imunitetit, që më pas e dërgoi të hënën në Kuvend. Në mesazhin e gjatë publik në rrjetet sociale, Ahmetaj thotë se largimi i tij nuk ka lidhje me shkresën e SPAK, se ai është larguar pa mbërritur shkresa në SPAK e të tjera alibi si këto.

Por, a mund të jetë largimi i tij në të njëjtën ditë që SPAK kërkoi arrestimin, apo ish-ministri ka marrë informacion nga brenda strukturës së posaçme të prokurorisë?

Kësaj pyetjeje duhet t’i japë përgjigje prokuroria e posaçme, ashtu sikundër duhet të përgjigjet se pse e vonoi kaq shumë kërkesën për heqjen e imunitetit të tij. SPAK mori zyrtarisht nën hetim Arben Ahmetajn në mes të muajit mars. Kjo do të thotë se prokurorisë iu desh katër muaj që të kuptonte që Arben Ahmetaj ishte i korruptuar dhe të kërkonte arrestimin e tij.

Se sa thellë shkonin provat e korrupsionit të Arben Ahmetajt kjo u tregua në emisionin ‘Korrupsioni i Ahmetajt’ i Inside Story-t në fillim të muajt shkurt, një muaj para se SPAK ta merrte zyrtarisht nën hetim dhe pesë muaj para se të kërkonte arrestimin e tij.

Kjo ka qenë e gjithë koha e domosdoshme që Arben Ahmetaj të shkatërronte provat, intimidonte dëshmitarët e në fund, para se të provonte prangat edhe të arratisej. E gjithë mefshtësia e SPAK kur bëhet fjalë për Arben Ahmetajn nuk mund të thuhet për rastet e tjera.

Pasi dështoi që të prangosë ish-ministrin e Financave, prokuroria e posacme po përgatitet që të arrestojë cironkat e përfshira në aferat korruptive të Ahmetajt. Bëhet fjalë për të paktën 17 perosna që janë në dosjen e SPAK, por që janë të gjithë me rol periferik në aferat korruptive ku Arben Ahmetaj është ideatori i tyre.

Lëshimi i urdhër-arresteve për këta persona konsiderohet çështje ditësh tashmë, duke ngritur dyshimet morale mbi standardet e veprimit të SPAK, të cilit i ikin nën hundë peshkaqenët e korrupsionit, si Arben Ahmetaj dhe kap në rrjetë cironkat e aferave të tij.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video