Fredi Beleri mbetet sërish në burg!

21 August 2023, 11:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fredi Beleri mbetet sërish në burg!
Fredi Beleri/ GJKKO/ Himarë

GJKKO ka refuzuar kërkesën e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës për një masë më të lehtë sigurie, duke e lënë atë sërish në burg.

Në seancën e mbajtur për zëvendësimin e masës së sigurisë, avokatët e tij kërkuan masë më të lehtë sigurie, por GJKKO e ka hedhur poshtë.

GJKKO-së iu kërkua zëvendësimi i arrestit me burg me një masë tjetër në liri, për t’i mundësuar Fredi Belerit betimin si kryebashkiak i zgjedhur nga qytetarët e Himarës.

Ai mbahet në arrest prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave të 8 qytetarëve kundrejt 40 mijë lekëve.


Video