FOTO/ Shpërndante kanabis në një lokal, ky është POLICI që u arrestua nga AMP!

21 August 2023, 10:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Shpërndante kanabis në një lokal, ky është POLICI
Redion Bello/ AMP/ Foto e marrë nga Report TV

Personi që shihni në foto është Redion Bello, 24-vjeçari i arrestuar nga AMP për shpërndarje droge në një lokal që e kishte marrë me qira në Sarandë. Redion Bello shpërndante kanabis me mikun e tij Sejdi Vocka.

Efektivi i policisë, Redion Bello 24 vjeç u gjet në lokalin që përdornin për të shpërndarë kanabis ‘Beach Bar’në Sarandë së bashku me mikun e tij, ky i fundit i dyshuar për kultivim kanabisi, si dhe armëmbajtje pa leje.

Pas arrestimit policia kreu edhe një sërë kontrollesh ku gjeti 100 doza kanabisi, një armë zjarri tip TT pa leje, dy aparate celularë, një automjet, 555 euro, 20 paund dhe 20.000 lekë.

 


Video