Policia shoqëron pronarin e lokalit në mes të Tiranës, ja arsyeja

20 August 2023, 20:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia shoqëron pronarin e lokalit në mes të Tiranës, ja
Bulevardi "Zogu I"

Policia e Tiranës ka shoqëruar pronarin e një lokali në Bulevardin “Zogi I” pasi i ka kundërshtuar gjatë kryerjes së detyrës.

Momenti i konfliktit është postuar në rrjetet sociale, dhe policia e Tiranës ka sqaruar ngjarjen.

Sipas bluve të kryeqytetit, efektivët ishin duke vendosur gjoba makinave të parkuara gabim në bulevard, kur pronari i lokalit ka dalë dhe i ka kundërshtuar.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me një video të publikuar në portalin JOQ, ju sqarojmë se:

Punonjësit e Policisë që shfaqen në video, gjatë kohës që kanë qenë të planëzuar me shërbim, kanë qenë duke vendosur masa administrative për parkime të gabuara në Bulevardin Zogu I, përballë disa bizneseve. Gjatë ushtrimit të detyrës nga punonjësit e Policisë, shtetasi A. F., 44 vjeç, pronar i një biznesi, ka debatuar dhe i ka kundërshtuar ata, për të mos vendosur masa administrative përballë biznesit të tij.

Ndodhur në këto kushte, punonjësit e Policisë, kanë shoqëruar në komisariat shtetasin A. F., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik".


Video