Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë, me pasojë humbjen e jetës së një 12-vjeçari.
Sipas raportimeve paraprake, 11-vjeçari nga Librazhdi dyshohet se është mbytur në lumin Shkumbin.
Ngjarja ka ndodhur në grykëderdhjen e përroit të Rrapunit, ndërsa trupi i pajetë është nxjerrë nga lumi pas rreth 30 minutash kërkime.
Informacion paraprak nga policia:
Rreth orës 16:15, në fshatin Tokëz, shtetasi A. A., rreth 11 vjeç, banues në Librazhd,
dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Rrapun.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen nga lumi, të trupit të pajetë të këtij shtetasi.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.