Trageti që solli Melonin në Vlorë prishet në mes të detit, bllokohen qindra pasagjerë

20 August 2023, 15:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trageti që solli Melonin në Vlorë prishet në mes të
Trageti Brindisi-Vlorë (A-Ships)

Trageti i linjës Brindis-Vlorë ka pësuar defekt ditën e sotme duke bllokuar qindra pasagjerë që ishin nisur drejt Shqipërisë.

Mësohet se trageti është bllokuar në det, për fat të mirë jo shumë larg brigjeve të Italisë. Por qindra pasagjerë tashmë kanë mbetur në mes të katër rrugëve, teksa po kthehen sërish në portin e Brindisit.

Atyre do t’u duhet të presin me orë të tëra, deri sa një traget i kompanisë “A-Ships” të niset nga Vlora për t’i marrë.

Ky është i njëjti traget që pak ditë më parë solli me pushime në Shqipëri kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe familjarët e saj.


Video