Shpëtohen tre pushueset nga Kosova dhe një austriak, rrezikuan të mbyteshin në Shëngjin

20 August 2023, 19:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpëtohen tre pushueset nga Kosova dhe një austriak, rrezikuan të
Policia Kufitare

Tre shtetas nga Kosova dhe një austriak janë shpëtuar nga polica kufitare pasi kanë rrezikuar të mbyten gjatë lundrimit në Shëngjin.

Si austriaku dhe shtetaset nga Kosova ishin bllokuar në det të hapur teksa kishin dalë për të lundruar me pedalon.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare iu shkuan në ndihmë, në dy raste, 4 shtetasve që rrezikuan të mbyteshin në det.

Në rastin e parë u shpëtua një shtetas austriak, ndërsa në rastin e dytë u shpëtuan 3 shtetase nga Kosova, që rrezikonin të mbyteshin në det.

Policia Kufitare e Shëngjinit dhe Njësia Policore Detare janë njoftuar se një shtetas austriak, duke ushtruar sërf, në hapësirën detare të plazhit “Vain”, ishte spostuar në thellësi nga era dhe kërkonte ndihmë pasi rrezikonte të mbytej për shkak të erës së fortë.

Njëkohësisht, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë njoftuar se në Shëngjin, tre shtetase kosovare, duke lundruar me pedalon, i kishte shtyrë era në thellësi dhe për shkak të erës dhe dallgëve rrezikonin të mbyteshin.

Shërbimet e Policisë Kufitare janë nisur menjëherë, me mjetet lundruese, në drejtim të dy adresave ku kërkohej ndihmë dhe pas ndërhyrjes kanë bërë të mundur marrjen në bord të shtetasit austriak, ndërsa patrulla tjetër e Policisë Kufitare bëri të mundur gjetjen dhe nxjerrjen në breg të detit në gjendje të mirë shëndetësore, të tre shtetaseve kosovare.

Turisti austriak dhe tre shtetaset kosovare, kanë falënderuar Policinë Kufitare për reagimin në kohë duke u shpëtuar jetën.


Video