VoxNews publikoi ditën e djeshme një foto të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, i cili vinte rrotull rreth ambasadës Amerikane edhe pse ai është shpallur non-grata nga SHBA.
Siç duket edhe nga fotot ish-kryebashkiakut Dako ishte i shoqëruar nga deputeti socialist Blendi Klosi.


Dokumenta të siguruar nga VoxNews tregojnë makina Range Rover me të cilën udhëton Dako është në emër të kompanisë "3 - D" e cila drejtohet nga vëllai i Vangjush Dakos.
Por kjo makinë sipas dokumentave që ne disponojmë ka mbi 10 gjoba për shkelje administrative të papaguara. Duket se "hallet" me SHBA, nuk i kanë lënë kohë, ish-kryebashkiakut të Durrësit të paguajë gjobat edhe pse duket se do i bllokohet makina nga organet përkatëse.
I ftuar në një emision televizive ish-kryebashkiaku Dako, bërtiste me të madhe "i kam duart të pastra si akullore" por që ta besojmë duhet të paguaj edhe gjobat pasi ka qenë për shumë vite "Qytetari i Parë" i një prej qyteteve më të mëdhenj në Shqipëri.