Vangjush Dako i shpallur non grata bën xhiro rreth Ambasadës së SHBA

30 May 2022, 17:50Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vangjush Dako i shpallur non grata bën xhiro rreth Ambasadës së
Dako dhe Klosi te Rruga e Elbasanit

Vangjush Dako është shpallur prej kohësh ‘non grata’ nga SHBA për përfshirje nën afera korruptive. Megjithatë, ish-kryebashkiaku i Durrësit ka gjetur një rrugë për të hequr mallin e Amerikës.

Dako është fotografuar së bashku me deputetin socialist, Blendi Klosi pranë Ambasadës së SHBA.

Në fotot e siguruara nga Voxnews, shihen që të duke duke ecur e ndaluar për të biseduar në një rrugë pranë selisë së Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Të dy ata kanë drekuar së bashku në një restorant në këtë zonë. Tema e bisedës nuk dihet. Por, ajo që dihet është se ndryshe nga Sali Berisha, Vangjush Dako është ‘pajtuar’ me vendimin amerikan, megjithëse pas këtij vendimi mohoi akuzat, madje duke përdorur edhe termin “i kam duart akullore”, për të nënkuptuar se i kishte të pastra.

Vangjush Dako u shpall non grata në SHBA në korrik të vitit 2019.

“Emërtim publik për shkak të përfshirjes në korrupsion të rëndësishëm të Vangjush Dakos, kryetar i bashkisë së Durrësit në Shqipëri. Sekretari i Shtetit po e përcakton publikisht kryetarin e bashkisë së Durrësit në Shqipëri Vangjush Dako, sipas Seksionit 7031(c) të Departamentit të Shtetit FY 2019. Seksioni 7031 (c) parashikon që, në rastet kur Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm se zyrtarë të huaj kanë qenë të përfshirë në një korrupsion të konsiderueshëm ose një shkelje të madhe të të drejtave të njeriut, ata individë dhe anëtarët e tyre të ngushtë të familjes nuk kanë të drejtë për hyrje në Shtetet e Bashkuara”, thuhej në vendimin e DASH.

Vangjush Dako i shpallur non grata bën xhiro rreth Ambasadës së

Vangjush Dako i shpallur non grata bën xhiro rreth Ambasadës së

Vangjush Dako i shpallur non grata bën xhiro rreth Ambasadës së



Video