Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë për zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.
Ai ka publikuar në rrjetet sociale denoncimin e një qytetari të ardhur në adresë të tij, i cili shprehet se Ahmetaj, edhe pse është zv.kryeministër, merr vendimet së bashku me bashkëshorten e re, Eriola Hoxha për kompaninë e telekomunikacionit 4iG, e cila është kompania që ka blerë AlbTelecomin dhe kompaninë telefonike One.
Sipas denoncimit, Arben Ahmetaj do ikë nga qeveria dhe do marrë drejtimin e kompanisë 4iG, që ka kompani celulare në të gjithë rajonin.
Postimi i plotë:
Ministri behet me kompani private telekomunikacioni!
Arben Ahmetaj, i njohur me nofken tigri i korrupsionit, vendimarresi kryesor i kompanise 4iG
Per kete organizate kriminale nuk egziston kushtetute as ligj i konfliktit te interesit. Per antaret e kesaj organizate egziston vetem nje ligj: te vjedhin sa me shume!
Lexoni denoncimin e punonjesit dixhital te kompanise 4iG
Zoti Berisha
Jam një punojës i kompanise albtelekom. Lutem numrin tim mos e nxirrni se kuptohet kush jam. Sic jeni me dijeni kompania jone dhe ajo tjetra One u ble nga nje kompani 4iG. Ajo qe po shohim keto dite eshte se vendimet ne emer te blersit i merr Arben Ahmetaj dhe bashkeshortja tij e re Erjola Hoxha. Cdo vendim, cdo largim apo punesim behet vetem me urdherin e tyre. Madje ketu thuhet se Ahmetaj do ike nga Qeveria dhe do marre drejtimin e kompanise nene, pra kompanise se madhe qe ka kompani celulare ne gjithe rajonin. Pyetja qe kemi ketu eshte a po pastrohen parate e inveneratoreve ne kete forme?
