Vizita e ish-Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo në kampin e muxhahedinëve në Manzë shënjoi një moment historik në politikën e jashtme amerikane ndaj Iranit. Ndikimi i saj mund të mos ndjehet sot në këndvështrimin historik, por ajo paraqet një pikë kthese në orientimin strategjik të SHBA.
Në nëntor të 2019-s, Irani u trondit nga protestat mbarëkombëtare më të mëdha që nga revolucioni islamik i 1979-s. Në janar, udhëheqësi suprem, Ali Khamenei fajësoi MEK-un se qëndronte pas këtyre protestave.
Rastësisht, disa ditë para se të shpërthenin protestat, këshilltari i sigurisë i Presidentit Obama, Gjenerali James Jones vizitoi kampin Ashraf-3 në Shqipëri. Khamenei publikisht iu referua kësaj vizite duke deklaruar se “dis ditë para protestave, në një vend të vogël në një cep të Europës (Shqipëri), një gjeneral amerikan vizitoi MEK dhe planifikoi krizën”.
Khamenei e ka frikë MEK. Ironikisht, ministria e tij e inteligjencës e përshkruan lëvizjen zyrtarisht si një kult të margjinalizuar që nuk gëzon mbështetjen e iranianëve. Disa gazetarë amerikanë besojnë të njëjtën narrativë.
Mike Pompeo u takua me Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës Iraniane, ku MEK është organizata kryesore.
Sa herë që kjo lëvizje tërheq njohje ndërkombëtare, regjimi reagon me një ndjenjë tërbimi dhe frike. Gjatë dy dekadave të fundit, MEK dhe NCRI janë njohur nga ndërkombëtare, ligjvënës, mbrojtës të të drejtave të njeriut, ekspertë politikash, zyrtarë të lartë dhe mijëra parlamentarë në të dy anët e Atlantikut për luftën e tyre të vërtetë për demokraci dhe liri në Irani”, thuhet në artikullin e medias amerikane.
Vizita e Pompeos i jep më shumë besim argumentit se opozita iraniane e udhëhequr nga MEK po fiton terren kundrejt regjimit.
Kjo tregon se organizata është këtu për të qëndruar dhe se ekspertët kryesorë të politikave e konsiderojnë atë si një alternativë serioze ndaj regjimit. Një ish-sekretar shteti i SHBA-së nuk luan me zare për një çështje kaq kritike që gjeneron zemërimin e përhershëm të regjimit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme pasi autoritetet amerikane po e mbrojnë në mënyrë aktive Pompeon pasi ka marrë kërcënime të besueshme nga regjimi kundër jetës së tij.
Përkthyer Voxnews nga Townhall