Gledis Nano i flakur në rrugë, tashmë i hedhur dhe në gojë të bandave

19 September 2022, 19:42Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gledis Nano i flakur në rrugë, tashmë i hedhur dhe në

Policia doli me një deklaratë dhe tha se me urdhër të Prokurorisë mediave ndalohej publikimi i çdo materiali që kanë dalë nga hakerat, duke cituar kështu se shkelja e këtij urdhri përbënte cenim të sigurisë kombëtare.

Bëhet fjalë për të dhënat e ruajtura në postën e punës të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano, ku mesazhet më sensitive sa i përket klasifikimit si sekret janë ato që nuk lidhen me detyrën e tij si drejtues i përgjithshëm, por si drejtues i antiterrorit.

Mes mesazheve që Voxnews.al ka parë janë ato që kanë të bëjnë me sinjalizimet për sulme e akte terroriste, deri te sulmet ndaj institucioneve, politikanëve apo personave të tjerë publikë. Pra, bëhet fjalë për kërcënime që mbërrinin nga grupi më i rrezikshëm i kriminelëve dhe organizatave kriminale të indoktrinuara.

Kjo e bën Gledis Nanon njeriun më të kërcënuar prej rrjedhjes së këtyre informacioneve. Me apo pa dashje, sot ish-drejtori i Policisë së Shtetit pasi u flak në rrugë është ‘hedhur’ edhe në gojë të grupeve kriminale, bandave, organizatave terroriste e individëve ekstremistë.

Ky është ndëshkimi i dytë për ish-kryepolicin, ndaj të cilit nuk u ndoq i njëjti standard si me Ardi Veliun. Këtë të fundit, pasi e largoi nga posti, Qeveria e rehabilitoi si zv.ministër të Energjisë dhe Infrastrukturës dhe më pas e riktheu në radhët e policisë si polic të policivë.

Gledis Nanos nuk iu dha kjo mundësi. Zyrtarisht ai u shkarkua për mospërmbushje objektivash, por jozyrtarisht përflitet se pagoi kusurin e bashkëpunimit të ngushtë me amerikanët.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video