Pse Rama harroi premtimet e fushatave për qytetin turistik të Orikumit?

18 September 2022, 19:18Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pse Rama harroi premtimet e fushatave për qytetin turistik të
Orikumi

I shtrirë mes Radhimës në veri dhe Llogarasë në jug, falë pozicionit gjeografik Orikumi do të duhej të ishte sot si një prej destinacioneve kryesore të turistëve.

Por, në vend të kësaj emri i qytezës së vogël thuajse nuk përmendet fare në guidat turistike e përmendet shumë më pak nga politikanët. Njëri prej tyre, Edi Rama, ish-deputet që mbulonte zonën kur kërkonte votat premtonte shndërrimin e Orikumit në një qytet turistik.

Sot, banorët e kanë harruar herën e fundit që shteti ka vënë dorë në këtë zonë, sepse ajo është para vitit 2013. Pritshmëritë e qytetarëve pas fitores së PS-së ishin shumë më të mëdha dhe po aq i madh edhe zhgënjimi, sidomos pas ndarjes së re terrritoriale, që e shndërroi Orikumin praktikisht në një fshat të Vlorës, ku kryetari i bashkisë shfaqet vetëm për zgjedhje.

Qytetarët po shesin shtëpitë e tyre, që nga mungesa e investimeve në infrastrukturës, si rrugë, ujësjellës dhe kanalizime kanë humbur vlerën e tyre. Pallatet janë të rrënuara dhe me mure me blloqe zhavorri, apo llamarina, ndërsa bagëtitë u zënë rrugën turistëve.

Ky është realiteti i Orikumit, që me parkun arkeologjik nga njëra anë e detin në anën tjetër duhet të ishte krejt ndryshe. Aq është shpërfillur e injoruar nga pushteti kjo zonë, sa me të drejtë vendasit nuk flasin për një harresë, por politikë të qëllimshme.

Pyetje ngrenë edhe ata pak vizitorë, që më parë largohen se sa qëndrojnë, prej mungesës së infrastrukturës. Kush po e degradon Orikumin dhe pse? A është dora e oligarkëve dhe çfarë qëllimesh kanë ata? Pse Rama nuk ka bërë asnjë investim për të jetësuar këtë qytet, kur investime programet miliarda lekëshe të rilindjes urbane e rurale kanë shkuar edhe në fshatrat më të thellë të vendit?P

se Orikumi është qyteza turistike që nuk ka drita? Pse nuk vihet në funksion investimi miliona eurosh në nënstacionin e Tragjasit? Pse investimi me miliona euro për kanalizimet e ujit të pijshëm dhe të zeza nuk vihet në pune?

Këto janë shqetësimet e pikëpyetjet të një qytetari që vajti për pushime dhe iku...

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video