Brisi godet fort inceneratorët, nxjerr faturën 254 euro…aq kushton vetëm njëra shapkë e Kryemadhit

14 September 2022, 20:21Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Brisi godet fort inceneratorët, nxjerr faturën 254 euro…aq
Brisida Shehaj

Denoncimet e Partisë së Lirisë për çështjen e inceneratorëve po bëhen gjithnjë e më shumë qesharake, por të rrezikshme.

E ftuar në emisionin Opinion mbrëmjen e së martës, Brisida Shehaj nxorri një faturë 254 eurosh, që sipas saj është paguar një domain (adresa e një faqeje në internet).

Çudia vazhdon më tej, kur Shehaj këmbëngul se si kjo faturë është provë e korrupsionit me inceneratorët, pasi sipas saj, personi që i është lëshuar fatura nuk ka lidhje me kompaninë.

Vetë inceneratori i Tiranës e ka një faqe interneti zyrtare dhe për ata që e njohin fushën e IT, e dinë se si funksionon, blerja e domainit, ndërtimi dhe mirëmbajtja e faqes. Për ata që nuk janë të familjarizuar, po e shpjegojmë shkurtimisht.

Blerja e domainit është një shërbim që ofrohet kundrejt një pagese të vetme. Ndërtimi i faqes po ashtu. Mirëmbajtja e tij është shërbim që ofrohet vazhdimisht. Duke qenë se shumë kompanive nuk u leverdis financiarisht që të punësojnë me kohë të plotë një ekspert për mirëmbajtjen e faqes, ato u drejtohen kompanive, apo individëve të jashtëm kundrejt pagesave sa herë që ka probleme.

Brisida Shehaj e shmang këtë pjesë. A e bëri me qëllim, apo nga padija është pyetja. Kjo e dyta pak gjasa ka që të jetë, ndërsa e para mund t’i shërbejë qëllimit për të vendosur gjoba. Arsye tjetër vështirë të gjesh në gjithë këtë ‘denoncim të bujshëm’ me fatura 254 euro...sa gjysma e çmimit të shapkave të Monika Kryemadhit. Për më tepër shifni videon e mëposhtme:

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video